"Ndaj Fenerbahçes do luaj edhe për Galatasaray"

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, ish futbollist i Marseille, Sunderland e Galatasaray dhe aktualisht pjesë e Lazios në Serie A, ana, Lorik Cka folur për eksperiencën e tij në Turqi. Cana ka folur me superlativa për ish ekipin turk duke e ndjerë veten me fat që ka mundur të luajë në derbin e zjarrtë të Stambollit Galatasaray-Fenerbahçe.

"Kam luajtur më parë në Turqi dhe e di shijen që ka futbolli këtu. E ndjej veten shumë me fat që kam luajtur në një prej derbeve më emocionues në botë, Galatasaray-Fenerbahçe. Lidhja ime me fanellën e Galatasaray vazhdon dhe në ndeshjen kundër Fenerbahçes do luajë për të kënaqur edhe tifozët e Galatasaray, Por do të jetë me siguri një ndeshje shumë e vështirë", u shpreh Cana.

Lorik Cana në sezonin 2010-2011 la Stambollin për të veshur fanellën e Lazios vetëm pas një viti eksperiencë në Turqi.

Lazio dhe Fenerbahçe do të përballen me njëra-tjetrën në çerekfinalet e Europa League.