Robben: Jam kthyer në top formë

Arjen Robben, Foto: Getty ImagesAnësori i Bayern Munichut, Arjen Robben, beson se ai është në formë të lartë para ndeshjeve kruciale të sezonit.
“Tifozët kanë parë ndeshje të mrekullueshme ndaj Hamburgut. Ishte një prej atyre ndeshjeve të çuditshme që ju nuk i përjetoni shpesh. Ne luajtëm shumë mirë, por Hamburgu ka qenë shumë i dobët dhe ne i zbuluam dobësitë e tyre.
“Është mirë që tani kemi më shumë lojtarë të cilësorë se sa sezonin e kaluar. Lojtarët po tregojnë formë të lartë dhe unë ndihem më i fortë. Tani jam në formë të lartë”, është shprehur Robben.