Futbolli Europian
Milan bënë ofertë 12 milionë euro për mbrojtësin Dede
Bayern-Juve, sfidë edhe mes të dashurave (FOTO LAJM)
Finalja e parakohshme mes Bayern Munchen dhe Juventus do të fiksojë para televizionit miliona sportdashës në të gjithë botën. Përveç faktit që përballen dy klubet më të mira të Gjermanisë dhe Italisë, dy shkolla të larta të futbollit europian dhe botëror, por edhe për faktin se si bavarezët ashtu edhe bardhezinjtë janë dy prej ekipeve më në formë për momentin në kontinent. Por sfida nuk përfundon vetëm në fushën e lojës. Sfidë do të ketë edhe mes bukurosheve të futbollistëve. Pavarësisht se futbollistët e të dy klubeve njihen për lidhjet e tyre me femra shumë të bukura dhe sexy ne kemi përzedhur të vemë përballë njëra-tjetrës dy prej tyre: Federica Nargi dhe Sarah Brandner, të fejuarat e Alessandro Matrit dhe Bastian Schweinsteiger. Zgjidhni ju kush e fitoni "duelin e bukurisë"...
Neymar firmos endrren europiane, me ‘skuadren me te forte ne bote’.
Neymar firmos endrren europiane, me ‘skuadren me te forte ne bote’.
Eshte tashme i kryer transferimi i Neymar te Barcelona. Ka shume pak dyshime, por ylli brazilian i Santos, ka firmosur nje kontrate private me Barcelonen, ekskluzivisht per merkaton europiane, me nje opsion te privilegjuar vetem per skuadren katalanase. Ky transferim ishte i dyshuar per shkak se sulmusi po kerkohej edhe nga Real Madrid. Kontrata e nenshkruar me Barcelonen permban edhe nje klauzole penale.
Pra, eshte vetem ceshtje kohe per transferimin e tij ne Camp Nou. Neymar, ka momentalisht nje kontrate me skuadren braziliane Santos, e cila skadon ne vitin 2014. Ai ka deklaruar gjithnje qe deshiron te vazhdoje karieren e tij ne Europe, duke lavderuar skuadren e Barcelones, per te cilen shte shprehur se eshte ‘skuadra me e forte ne bote’.
Presidenti katalanas Rossl eshte i gatshem ta prese brazilianin: “Eshte nje lojtar i Santos-it deri ne vitin 2014. Stili i tij i lojes eshte pikerisht ai qe u pelqen tifozeve te Barcas. Nuk e di nese do te kete nje dyshe Messi- Neymar, por e di qe mes lojtareve te medhenj gjithmone arrihet ne nje marreveshje.”
Subscribe to:
Posts (Atom)

