United, gati oferta për Alcantara-n

Manchester United i është rikthyer interesit për fantazistin e Barcelonës Thiago Alcantara, pasi i ati i talentit Blaugrana pohoi se 21-vjeçari mund të largohet nga "Camp Nou". "Djajtë e Kuq" ofruan 18 milionë euro për mesfushorin 18 muaj më parë, por Thiago kërkonte të luftonte për një vend titullari dhe refuzoi të largohej.

"Djali im do të kishte më shumë hapësira në çdo skuadër tjetër të botës. Ai po mëson shumë nga yjet e Barçës, por së ardhmes nuk i dihet asnjëherë. Ai dëshiron të shkojë në Botërorin e Brazilit, por për këtë i duhet të luajë më shumë. Edhe vëllai tjetër Rafinha pritet t’i bashkohet skuadrës së parë sezonin e ardhshëm", deklaroi i ati i Alcantaras, Mazinho.

Thiago debutoi në skuadrën e parë ndaj Mallorcas në vitin 2009. Ai rinovoi 2.5 vjet më parë me një klauzolë 30 milionë paundësh.