Ndeshja e sotme ndaj Chelseat do të shtyhet për shkak të shëndetit të rënduar të Ferguson. Zanetti ka vendosur tërheqjen nga futbolli ndërsa Lionel Messi nuk ka udhëtuar për ndeshjen me PSG. Këto kanë qenë disa nga gënjeshtrat e publikuara sot nga media dhe forume të ndryshme ndërkombëtare, me rastin e 1 prillit, Ditës së Gënjeshtrave.
Një lajm i rrëmë ishte edhe ai mbi Luis Suarez, për të cilën është shkruar se është dënuar me 6 ndeshje pezullimi.