Neymar firmos endrren europiane, me ‘skuadren me te forte ne bote’.

Neymar firmos endrren europiane, me ‘skuadren me te forte ne bote’. Eshte tashme i kryer transferimi i Neymar te Barcelona. Ka shume pak dyshime, por ylli brazilian i Santos, ka firmosur nje kontrate private me Barcelonen, ekskluzivisht per merkaton europiane, me nje opsion te privilegjuar vetem per skuadren katalanase. Ky transferim ishte i dyshuar per shkak se sulmusi po kerkohej edhe nga Real Madrid. Kontrata e nenshkruar me Barcelonen permban edhe nje klauzole penale. Pra, eshte vetem ceshtje kohe per transferimin e tij ne Camp Nou. Neymar, ka momentalisht nje kontrate me skuadren braziliane Santos, e cila skadon ne vitin 2014. Ai ka deklaruar gjithnje qe deshiron te vazhdoje karieren e tij ne Europe, duke lavderuar skuadren e Barcelones, per te cilen shte shprehur se eshte ‘skuadra me e forte ne bote’. Presidenti katalanas Rossl eshte i gatshem ta prese brazilianin: “Eshte nje lojtar i Santos-it deri ne vitin 2014. Stili i tij i lojes eshte pikerisht ai qe u pelqen tifozeve te Barcas. Nuk e di nese do te kete nje dyshe Messi- Neymar, por e di qe mes lojtareve te medhenj gjithmone arrihet ne nje marreveshje.”