Milan bënë ofertë 12 milionë euro për mbrojtësin Dede

http://korneri.net/wp-content/uploads/2013/04/dede.jpgMilan ka filluar të mendoj për një qendërmbrojtës të klasit botëror. Pasardhësi i Thiago Silvas, do të jetë sërish nga Brazili, nga skuadra Vasco de Gama. Fjala është për 24 vjeçarin Anderson Vital da Silva i njohur më mirë si Dede. Milan i ka bërë ofertë klubit brazilian 12 milionë euro, ofertë për të cilën në parim janë pajtuar zyrtarët e klubit, ndërsa edhe vet agjenti i lojtarit, ka deklaruar se marrëveshja mund të finalizohet sepse klienti i tij është i gatshëm të luaj në Evropë, sidomos në një klub prestigjioz si Milan, që njëherësh është ëndrra edhe e vet Dedes.