Cavani, gjasat 50-50 që t’i bashkohet Realit

Babai i Edinson Cavanit ka deklaruar se gjasat që djali i tij të nënshkruajë për Real Madridin janë 50-50. E ardhmja e uruguaianit te Napoli vazhdon të jetë temë në dy vitet e fundit, por shefi i tij Aurelio De Laurentiis ka thënë se nuk do ta lejojë largimin për më pak se 70 milionë euro. Megjithatë, babai i futbollistit është i bindur se klubi do ta lejojë largimin e tij për një shumë më të vogël se ajo që përfshihet në kontratën e sulmuesit. “Napoli ka refuzuar oferta nga shumë skuadra, por besoj se nëse arrin një ofertë prej 60 milionë eurosh, ai do të shitet”. “Mendoj se sot gjasat janë 50 për qind që ai të nënshkruajë për Real Madridin, por negociatat me Napolin do të jenë të komplikuara”, ka deklaruar babai Cavanit për Marca TV